Rend dhe Ligj

Sherr mes disa personave në zonën e “Misto Mames”, një në pranga, një në kërkim

Një sherr mes disa personave ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje në Tiranë dhe ka qenë policia që ka ndërhyrë në kohë, duke parandaluar tragjedinë.

Policia thotë se sherri ka ndodhur në “Misto Mame”, dhe sqaron se është dhunuar rëndë me mjete të mprehta nga dy persona shtetasi M. S, ndërsa është arrestuar njëri prej autorëve dhe shpallur në kërkim tjetri.

Siç njofton policia, dy shtetasit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë konfliktit kanë goditur me mjete të mprehta shtetasin M. S., duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi T. SH., 51 vjeç, banues në Tiranë dhe është shpallur në kërkim shtetasi I. Sh., 20 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, nga Shërbimet e Komisariatit Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. L., 30 vjeç, sepse në Unazë të Re, në ambientet e një lokali, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë