Rend dhe Ligj

Sherr me fqinjin për pronën, plagoset polici në Tropojë

Një sherr për motive pronësie mes dy fqinjëve në Tropojë ka shkaktuar plagosjen e njërit prej tyre.

Ngjarja ndodhi në fshatin Bujan të Tropojës, rreth orës 14:30.

Policia thotë se si pasojë e një konflikti të çastit për motive pronësie, shtetasi me inicialet R. B., në afërsi të banesës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, jashtë rrezikut për jetën, komshiun e tij shtetasin A. H.

Ky i fundit është punonjës policie i Komisariatit të Policisë Tropojë, i cili në momentin e ngjarjes ishte jashtë shërbimit dhe ngjarja s’ka lidhje me detyrën.

Policia është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.

Njëkohësisht është ngritur grupi hetimor, i cili po shkon në vendngjarje, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë