Ka ndodhur

Sherr me armë në Patra/ Plagoset shqiptari, shpallen në kërkim 2 persona

Një shqiptar ka mbetur i plagosur pas një shkëmbimi me armë zjarri në Patra. Ngjarja ndodhi në Agia Sofia, lagje qendrore dhe e mbipopulluar e Patras, ku të përfshirë në incident janë disa shqiptarë.

Media greke “Tempo24.news”  shkruan se është qëlluar me pesë plumba drejt një shqiptari, 27 vjeç. I riu ishte në makinë, kur është qëlluar në drejtim të tij. Forca të shumta të policisë helene janë në vendin e ngjarjes. Për krimin, dy persona janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se janë autorë. Autorët i kanë prerë rrugën shqiptarit me një mjet tip “Smart” dhe më pas i janë afruar në dritare për ta qëlluar me armë zjarri.

Dëshmitarët okularë kanë rrëfyer ngjarjen, duke thënë se në drejtim të automjetit ku ishte 27-vjeçari u qëllua disa herë me plumba. E gjithë zona është ‘spastruar’ nga policia greke, ndërkohë që ka pamje të tjera që tregojnë momentet e para të vrasjes, ku qytetarët lëvizin të panikosur në rrugë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë