Rend dhe Ligj

Sherr me armë midis fqinjëve në Pogradec, arrestohet autori

Një sherr me armë midis fqinjëve që mund të përfundonte me pasoja fatale është parandaluar nga ndërhyrja në kohë e policisë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Buçimas të Pogradecit, ku dy familje fqinje janë konfliktuar me njëri tjetrin për motive ende të paqarta. Pas sherrit, 58-vjeçari ka shkuar në shtëpi ka marrë pistoletën tip " Zastava" dhe ka qëlluar të drejtim të fqinjit Ilir Jolldashi dhe bashkëshortes së tij, por fatmirësisht pa pasoja të rënda për jetën.

Falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të policisë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes si edhe parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti. Në cilësinë e provës materiale 58-vjeçarit, iu gjet e sekuestrua arma e zjarrit me 4 fishekë në krëhërin e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Vrasja me dashje mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë