Rend dhe Ligj

Sherr masiv mes familjarëve në Krujë, 2 në pranga

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona dhe dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, pasi akuzohen për dhunë në familje dhe shkatërrim prone me zjarr.

Policia ka vënë në pranga dy kushërinjtë nga Kruja, Sh. V. dhe D. V., si dhe ka proceduar dy vëllezërit po nga Kruja, N. V. dhe S. V.

Sipas policisë, këta shtetas janë konfliktuar dhe kanë dhunuar njëri-tjetrin, dhe më pas shtetasi Sh. V. i ka vënë zjarrin një baze ushqimore për blegtorinë, në pronësi të xhaxhait të tij, shtetasit S. V.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim i pronës me zjarr”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë