Lajme

Shërimi i Greqisë nga kriza, vala e re e investimeve në kanabis

Christa Pappa e ka lënë punën e saj si biologe kërkuese vitin e kaluar me qëllim që të përqëndrohet në ambicien e saj të vërtetë për karrierën: të shesë marijuan.
Kur Znj. Pappa dhe bashkëshorti i saj hapën një dyqan në Athinë në 2002-in, duke ofruar rroba dhe produkte të tjera të përbëra prej kanabisit, ata e gjetën veten shumë shpejt përballë akuzave penale për trafikim droge. Ata fituan pas një dekade luftë në dyert e gjykatave greke.

“Ne dëshironim ta mbanim biznesin të hapur me çdo kusht,”- tha Znj. Pappa.
“Kjo këmbëngulje gati na shkatërroi financiarisht dhe psikologjikisht, por ne e kuptuam se çfarë do të ndodhte dhe dëshironim të ishim pjesë e saj.”
Në vizionin e saj dhe të shumë sipërmarrësve e investitorëve, ajo çfarë po vjen, është një bum (lulëzim, shpërthim) në rritjen dhe shitjen e kanabisit në mënyrë legale në Europë. Greqia mund të jetë një prej fituesëve më të mëdhenj.

Znj Papa dhe bashkëshorti

Greqia, e cila po zhvillohet ngadalë prej dekadës së gjatë të krizës financiare, sapo ka lëshuar licensat e para dy kompanive private për të rritur kanabis dhe do të lëshojë 12 licensa ët tjera këtë muaj.

Greqia legalizoi kanabisin për përdorim mjekësor në 2017-ën dhe shfuqizoi ndalimin e rritjes dhe prodhimit të tij në 2018-ën. Përdorimi i kanabisit mjekësor lejohet në aktualisht në nëntë vende të Europës, por shumë më shumë do ta pasojnë.
“Është European California,” tha James Ickes, menaxher partner për Devcann, një kompani e pozicionuar në Ohio që po investon 12 mln euro (13.7 mln $) për të kultivuar, procesuar dhe eksportuar kanabis mjekësor dhe industrial në Greqi.

Investimi në industrinë e kanabisit ka nisur në Amerikën e Veriut falë legalizimit më të fundit të kanabisit në Kanada, me fillimin e përhapjes së aksioneve dhe aksionet e kompanive të marijuanës që sa vijnë e rriten. Shpërthimi pritet të përhapet në SHBA pas kalimit të ligjit Bill Farm në dhjetor të 2018-ës që legalizon kanabisin industrial, dhe heqjes së kufizimeve të marijuanës në tre shtete të tjera gjatë zgjedhjeve afatmesme.
Vendet e Europës Jugore me diell të bollshëm dhe dimra të butë, si Greqia, Portugalia dhe Qiproja, e bëjnë ideal vendin për kultivimin e kanabisit dhe janë të pritura të bëhen qendra e industrisë legale të kanabisit në Europë. Puna e përballueshme dhe aksesi i lehtë në vendet e tjera europiane e bën gjithashtu vendin ideal. Investitorët dhe bizneset në këtë sektor vlerësojnë që tregu europian i kanabisit mjekësor mund të vlerësohet 50 miliard euro në termat e shitjeve vjetore.

“Greqia është një pioniere, si një nga vendet e pakta që ofron mundësi për eksport, dhe vendi është i mrekullueshëm: një vend lidhës për në Europë dhe Lindjen e Mesme”, Z. Ickes.
Licensa e parë do të lehtësojë një investim fillestar prej 185 mln euro, e cila mund të arrijë në 1 mld euro në tre vjetë, tha një zyrtar grek. Nikos Karanikas, që është duke koordinuar planin qeveritar për industrinë e kanabisit, tha se të paktën më shumë se 10 kompani, kryesisht nga Kanadaja dhe Izraeli, po kërkojnë të investojnë mes 10 mln euro dhe 100 mln euro secili në sektor. Ata të gjithë po targetojnë eksportet për tregjet më të pasura dhe më të zgjeruara,si në Gjermani.

Produkte në ‘Kannabishop’

Kompania kanadeze Tilray , e cila në 2016 u bë kompania e parë që eksportonte produkte kanabisi në Europë prej Amerikës Veriore, nisën të rrisnin platacionet e tyre në Portugalinë qendrore vitin e kaluar.

“Ne po shohim që kërkesa globale po rrritet,” tha CEO i Tilray, Brendan Kennedy. “Kur iu bashkova sektorit në 2010-ën, kanabisi mjekësor ishte lagl në 15 vende. Sot ka më shumë se 35 vende dhe për mua është e qartë që do të bëhen më shumë se 60 të tillë në 24-36 muajt e ardhshëm,” tha ai.

Qipro gjithashtu po planifikon të lëshojë licensën e saj të parë shumë shpejt.
“Perceptimet po ndryshojnë me shpërthimin e sektorit,” tha Andreas Gennimatas, partner në dy kompani që do ta nisin biznesin në Greqi. “Është e ngjashme me internetin në vitet ’90.”
Shumica e shoqërisë greke është tradicionalisht konservative dhe skeptike për kanabisin.
Znj. Pappa dhe bashkëshoriti i saj tha se ata u përballën me një mosdakordësi të gjerë për shumë vite. Menjëherë pasi dyqani i tyre u hap, policia bastisi dyqanin dhe mbajti evdiencë, përfshirë një palë boxera që ishin për shitje, me qëllim testimin për drogëra ilegale. Edhe pse rrobat ishin bërë nga kërpi industrialë dhe jo nga marihuana që përmbante THC-në kimike psikoaktive, ajo u akuzua për trafik droge. Shumë prej miqve dhe të afërmve të çiftit iu kthyen shpinën, thanë ata. Kurse vjehrri i saj shiti shtëpinë e tij për ti ndihmuar.

Sot megjithatë, Greqia është në nevojë urgjente për investime për tu shëruar nga problemet e thella ekonomike dhe kritikat ndaj valës së re të investimeve të kanabisit janë shuar.
“Recesioni financiar ka bërë që vendi të lëvizte në këtë drejtim,” tha Argyris Mountzouris, bashkëshorti i Znj. Pappa. “Ne jemi një shoqëri në krizë që po kërkojmë modele të reja investimi si për agrikulturën dhe për industritë—dhe kjo bimë mund ti ofrojhë të dyja.”
Tani për tani, asnjë vend evropian nuk ka plan për të legalizuar prodhimin e kanabisit për çështje rekreative. Investitorët thonë se janë fokusuar në kanabisin mjekësor për momentin, por që kanabisi rekreativ mund të pasojë nëse perceptimet negative për bimën bien. Legalizimi për përdorimin e bimës nga të rriturit mund të dyfishojë investimet europiane në sektor, vlerësojnë investitorët.

Macja e çiftit

Odysseas, macja 18 vjeçare e Znj. Pappa dhe Z. Mountzouris, është një prej pacientëve të paar greke që ka marrë kanabis mjekësor. Ai vuan prej artritit dhe sëmundje të tjera të lidhura me moshën. Një dozë ditore e vajit të kanabisit në ushqim e bën atë më shumë energjik dhe i mundëson të laujë,tha çifti. Ata shpresojnë që të tjerë grekë do të gëzojnë shumë shpejtë të mirat e kanabisit.

Nektaria Stamouli/ *Burimi: Wall Street Journal


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë