Treg

Shërbimet, rritje në fund të 2018-ës. Hoteleria më shumë të punësuar

Fundi i 2018-ës ka shënuar rritje për të gjithë sektorët e shërbimeve në vend.

Të gjithë treguesit e tyre si shitjet, të punësuarit dhe pagat kanë rezultuar me rritje, por sektori i hotelerisë ka njohur më tepër rritje të të punësuarëve.

Indekset e treguesve në aktivitetin Tregti, e cila përfshin tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, në tremujorin e katërt 2018 ka shënuar rritje 4,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Edhe të punësuarit shënuan rritje 2,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Po ashtu edhe pagat shënuan rritje 6,3 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2017.
Edhe Transportet, Magazinimi dhe Posta shënuan rritje në të gjithë treguesit. Fondi i pagave në këtë sektor shërbimesh rezultoi me rritje 21,1 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2017.

Sektori i hotelerisë, edhe ai ka njohur në tremujorin e fundit të 2018-ës rritje në të gjithë treguesit. Sektori i hotelerisë ka shënuar rritjen më të madhe të të punësuarëve me 22,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritje në sektorin e shërbimeve ka njohur edhe sektori i Informacion dhe Komunikacion, Aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike dhe Agjenci udhëtimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë