Keshilla

Shenjat e fshehta të anemisë

Klinikisht, diagnoza e anemisë vendoset kur ka ulje të nivelit të hemoglobinës.
Anemia gjithashtu shprehet edhe me zvogëlimin e hematokriteve në gjak. Pa marrë parasysh patogjenezën e saj, është e kushtëzuar gjithnjë me çrregullimet e barazpeshës ndërmjet madhësisë së krijimit të eritrociteve në hemoglobinë në palcën kockore si dhe shpërndarjes së tyre në gjakun e njeriut. Thuhet se zvogëlimi i numrit të eritrociteve në gjak (i matur në një litër gjak), mund të jetë njësi matëse për aneminë e organizmit. Mirëpo kjo nuk është gjithmonë ashtu, sepse zvogëlimi i numrit të eritrociteve nuk mundet gjithnjë të zvogëlojë në mënyrë paralele sasinë e hemoglobinës së gjak.
Anemia njihet gjerësisht si një sëmundje delikate e cila konsiston në sasinë e pamjaftueshme të qelizave të kuqe të gjakut dhe për rrjedhojë nuk transportohet oksigjen në të gjithë trupin.

Kjo e fundit sjell pasoja mjaft të rënda për shëndetin, ndërkohë ne duhet të njohim disa nga shenjat e fshehura të anemisë të cilat në asnjë mënyrë nuk duhet që t’i injorojmë.
Këto janë disa nga shenjat:
-Keni frymëmarrje të shkurtra herë pas here ose më saktë nuk arrini që të ngopeni mjaftueshëm me oksigjen. Kjo është shenja e parë e cila tregon që mund të vuani nga anemia.
-Ndiheni vazhdimisht të lodhur dhe nuk keni fuqi për të bërë asgjë.
-Ndjeni dhimbje therëse në gjoks.
-Këmbët dhe duart tuaja qëndrojnë gjithnjë të ftohta, pavarësisht stinëve.
-Keni dhimbje të forta koke që përsëriten vazhdimisht.
Nëse po përjetoni simptomat e mësipërme duhet që menjëherë të drejtohemi tek mjeku i familjes, për t’u orientuar më pas tek një mjek specialis


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë