Në afërsi të portit të Shëngjinit, në vendin e quajtur “Skalierat” është gjendur trupi i pajetë i një 30-vjeçari.
Trupi i pajetë është konstatuar në det nga pushuesit, të cilët kanë njoftuar policinë.
Viktima është Mariglen Ibrahimi, 30 vjeç, banues në Elbasan. Ai punonte si tregtar ambulant në plazhin e Shëngjinit.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.