Nga lëkundjet e forta që tronditën vendin tonë pasditen e së shtunës, pati shumë dëmtime shtëpish dhe plasaritje të pallateve të vjetra.
Nga një foto e siguruar nga Gazeta “Si” shihet se ka rënë i gjithë ballkoni i një shtëpie në lagjen nr.2 në qytetin e Kavajës.
Mësohet se banesa është në pronësi të Isuf Sala Qela. Nga rrëzimi i ballkonit është dëmtuar edhe mjeti tip “Benz”, me targa PIO3171, që është në përdorim nga shtetasi Xhonatan Petriti.
Xhonatan Petriti mësohet nga Gazeta “Si”, se është banues në Greqi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.