Politike

Shehaj: PD po shkon si anija drejt shkëmbinjve  

Deputeti Agron Shehaj,  i shkëputur aktualisht nga PD-ja, ka deklaruar se në këtë force politike nuk sheh më të ardhme.  

"Si në 2017 kur hyra në politikë dhe si në 2021 kur kandidova kundër Bashës, kam besuar se PD për t'u bërë alternativë, duhet të ndryshojë. Jam munduar brenda PD të jap kontributin tim, sa kam mundur, për këtë ndryshim. Pas zgjedhjeve të fundit, pavarësisht kushteve të këqija dhe të padrejta, nuk shihja ndonjë shpresë për këtë ndryshim. Unë më shumë se një anije që po mbytet, te PD shoh një anije që po shkon drejt shkëmbinjve. Uroj ta kem gabim, por nuk shoh një të ardhme aty dhe as mundësinë e krijimit të një alternative të besueshme. Nuk dua t'i uroj fat jo të mirë PD-së, sepse është partia ku kam qenë, por jam i mendimit se nuk është mënyra e duhur. Unë e mendoj ndryshe dhe prandaj vendosa të largohem", tha Shehaj

Ai tha se ia kishte komunikuar largimin nga partia Sali Berishës, pas humbjes së zgjedhjeve të 14 majit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë