Përveçse njihet si një ndër frutat që bën mrekullinë me lëkurën tuaj, shega gjithashtu është "armiku" i tumoreve.
Studimet kanë zbuluar se kokrrat e shegës që përmbajnë potasium e ngadalësojnë plakjen.
Shega përbëhet 80% nga uji si dhe përmban vitaminë C dhe vitamina të grupit B, fibra, proteina, fosfor, magnez si dhe hekur.
Konsumi i rregullt i shegës ngadalëson plakjen dhe shfaqjen e rrudhave dhe kjo është një nga arsyet se pse është njëri nga përbërësit kryesorë për produketet në kozmetikë. Lëngu i shegës sipas një studimi të laboratorit të Kërkimeve Lipide të Qendrës Mjekësore të “Rambam di Haifa” në Izrael është toksik ndaj qelizave kancerogjene. Është shumë i përshtatshëm në rastet e tumoreve në gjoks.
Shega është në fakt një burim shumë i pasur me acid elaxhik. Ky acid sipas Institutit të kancerit në Universitetin Karolinës së Jugut çon në vdekjen e qelizave kancerogjene.
Qendrat shëndetësore prestigjioze në SHBA e rekomandojnë shegën dhe lëngun e saj për disa sëmundje:
- Parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
- Parandalimin e Kancerit, veçanërisht kancerin e prostatës dhe të gjirit tek femrat.
- Për uljen e kolesterolit në gjak.
- Parandalon mbipeshën.
- Lufton dëmtimin e qelizave; parandalon degradimin e ADN-së qelizore
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.