Lajme

Shefi i Twitter zbulon rregullat e reja të rrjetit social

Bashkëthemeluesi i Twitter, Jack Dorsey ka pranuar se ka shumë punë për të bërë për të përmirësuar Twitter dhe për të shkurtuar sasinë e abuzimit dhe keqinformimit në platformë.

Ai tha se kompania mund të heqë pëlqimet dhe ndjekësit, ndërsa shtoi se nuk e kishte menduar më përpara se do të duhej të bënin një ndryshim të tillë.

Ai tha se Twitter aktualisht nxit njerëzit "të postojnë statuse ku shprehin zemërimin e tyre". Ai tha se duhet t'i ftojë njerëzit të bashkohen rreth temave të ndryshme.

"Mund të jetë më mirë nëse bëhet një rrjet i bazuar në interesa", tha ai për drejtuesit e e TED Chris Anderson dhe Whitney Pennington Rodgers.

Në vend që të fokusohen në ndjekjen e llogarive individuale, përdoruesit mund të inkurajohen të ndjekin hashtagët, trendet dhe komunitetet.

Sa i përket temës së abuzimit ai pranoi se kjo ndodhë në një shkallë të caktuar.
"Ne kemi parë ngacmime, manipulime dhe keqinformime të cilat janë dinamika që nuk prisnim 13 vjet më parë kur e themeluam kompaninë.”

"Ajo që më shqetëson është se si i adresojmë ato në mënyrë sistematike." Ai e ka diskutuar edhe më parë rolin që luajnë pëlqimet dhe ndjekjen. "Një nga zgjedhjet që kemi bërë është që të bëjmë që njerëzit të ndjekin faqe të rëndësishme.

Zonja Pennington Rodgers e pyeti atë përse, sipas Amnesty, gratë me ngjyra mesatarisht morën abuzime në një nga 10 tweets që postuan. "Është një situatë mjaft e tmerrshme", pranoi Dorsey.

"Dinamika e sistemit e bën shumë të lehtë për të ngacmuar të tjerët."
Ai gjithashtu tha se firma po punonte për të bërë më të lehtë për të gjetur politikat e saj mbi abuzimet dhe po i thjeshtonte ato. I pyetur nëse ai do të vepronte me urgjencë në trajtimin e çështjeve, ai u përgjigj thjesht: "Po".

Audienca e TED u ftua për të kontribuar në bisedë përmes hashtag #askJackatTED, i cili mori më shumë se 1,000 pyetje brenda 10 minutash nga fillimi i bisedës. Një nga pyetjet erdhi nga gazetarja Carole Cadwalladr e cila foli të hënën në TED dhe i bëri thirrje kompanive të teknologjisë, duke përfshirë Twitter, që të adresojnë drejtpërdrejt çështjen e keqinformimit që ndahet gjerësisht në platformat e tyre.
Por në pyetjen e saj drejtuar Dorsey, ajo e ktheu vëmendjen e saj ndaj abuzimeve që ajo ka marrë në Twitter.

"Do të doja të dija pse një video që më tregonte si isha rrahur dhe kërcënuar me një armë me fonogramin e himnit rus mbeti për 72 orë pavarësisht 1000 ankesave?" shkruajti ajo.
Ndërsa Dorsey nuk i ktheu përgjigje kësaj pyetje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë