Elon Musk shefi ekzekutiv i Teslas ka akuzuar një punonjës për kryerjen e një “sabotazhi të gjerë dhe të dëmshëm” në kompaninë e ndërtimit të makinave elektrike.
Në një email drejtuar stafit, Musk citoi një punonjës, pa e identifikuar që sipas tij ka bërë ndryshime të papërcaktuara të kodimit në sistemin operativ të prodhimit dhe ka dërguar të dhëna delikate për palët e treta.
Kompania nuk ka komentuar dhe pretendimet nuk janë vërtetuar.
Çështja do të investigohet, është shprehur Musk.
” Shtrirja e plotë e veprimeve të tij ende nuk është e qartë, por ajo që ai ka pranuar deri më tani është shumë e rëndë “, tha ai në email.
“Motivii tij i deklaruar është se ai donte një promovim që nuk e mori.”
“Siç e dini, ka një listë të gjatë organizatash që duan që Tesla të vdes”, shtoi Musk, duke cituar kompanitë e short selling të Wall Street, kompanitë e naftës dhe gazit dhe krijuesit e makinave rivale.
‘Jashtëzakonisht e pazakontë’
Në një tjetër email drejtuar stafit, Musk u bëri me dije se një zjarr i vogël kishte rënë të shtunën në një fabrikë të Teslas.
Zjarri u shua shpejt dhe nuk shkaktoi lëndime apo dëme, shtoi ai.
Zjarri i fabrikës u pasua nga një video e postuar në tweeter nga aktorja amerikane Mary Mcormack për një zjarr në një makinë Tesla të drejtuar nga bashkëshorti i saj, regjisori televiziv britanik Michael Morris, në Los Anxhelos.
Tesla tha se zjarri në atë makinë ishte një “ngjarje jashtëzakonisht e pazakontë”.
Javën e kaluar, Musk tha se 9% e forcës punëtore të Teslas duhet të shkurtohet si pjesë e një ristrukturimi të shtëpisë automobilistike, e cila nuk ka realizuar një fitim vjetor që kur është krijuar rreth 15 vjet më parë.
Pasi raportoi një humbje rekord prej gati 710 milion dollarë në tre muajt e parë të vitit, Musk u kritikua pasi vuri veton ndaj pyetjeve “të mërzitshme” të analistëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.