Rend dhe Ligj

SHBA vlerëson Policinë e Shtetit për bashkëpunimin në operacionet e përbashkëta

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë bashkëpunimin me Policinë shqiptare në çështjet e sigurisë së ndërsjellë.

“Dua të vlerësoj Policinë e Shtetit Shqiptar për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj prioriteteve të përbashkëta të sigurisë amerikano-shqiptare dhe, veçanërisht, për punën e tyre me Zyrën Rajonale të Sigurisë në mbajtjen të mbrojtur dhe të sigurt të Ambasadës sonë”, deklaroi Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Juri Kim.

Kim mori pjesë në ceremoninë e ndërimit me medalje të dy zyrtarëve të sigurisë së Ambasadës së SHBA dhe në fjalën e rastit nxiti policinë shqiptare që të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar, pavarësisht pandemisë së koronavirusit. Ambasadorja ritheksoi mbështetjen e SHBA përmes ekspertëve të saj në këtë drejtim.

“Edhe me detyrat e shtuara së fundmi në kuftën kundër pandemisë së koronavirusit, ju keni vazhduar përpara me hetimet kriminale. Operacioni i përbashkët shqiptaro-amerikan për goditjen e krimit ndërkombëtar ka dhënë së fundmi rezultate me arrestimin e disa personave të përfshirë në trafikimin e personave. Operacioni nuk do të kishte sukses pa bashkëpunimin e Policisë shqiptare”, tha Kim.

SHBA vlerëson autoritetet shqiptare edhe në bashkëpunimin e ofruar për të kapur personat e kërkuar nga drejtësia amerikane, por që strehohen në Shqipëri.

Copyright © Gazeta "Si"
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës "Si", në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë