Ne rrjet

SHBA rihap turizmin, si do të mund të udhëtohet nga muaji nëntor?

SHBA do të lehtësojë kufizimet e saj të udhëtimit për shkak të koronavirusit, duke u rihapur për pasagjerët nga Mbretëria e Bashkuar, BE dhe kombe të tjera edhe për qëllime turistike.

Nga nëntori, udhëtarët e huaj do të lejohen të fluturojnë në SHBA nëse vaksinohen plotësisht dhe i nënshtrohen testimit dhe gjurmimit të kontakteve. SHBA ka pasur kufizime të ashpra për udhëtimet në vend që nga fillimi i vitit të kaluar pas vendimit të ish-presidentit Donald Trump.

Masa i përgjigjet një kërkese të madhe nga aleatët evropianë dhe do të thotë që familjet e ndara nga kufizimet mund të ribashkohen, shkruan BBC.

1-Kush mund të kthehet në SHBA?

Për më shumë se 500 ditë, vetëm qytetarët amerikanë dhe ata që posedonin viza të përhershme, përfshitë “green card”, mund të hynin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe disa kategori që kishin leje speciale. Nga nëntori, por ende nuk ka një datë të caktuar, kufijtë do të rihapen për 26 vendet e Bashkimit Evropian, përfshirë Italinë, Kinën, Indinë, Britaninë e Madhe, Irlandën, Afrikën e Jugut, Iranin dhe Brazilin.

Sidoqoftë, rregullorja nuk zbatohet për ata që kalojnë kufijtë me Kanadanë dhe Meksikën nga toka. Sistemi, shpjegoi koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për Covid, Jeff Zients, "do të bazohet në individë, dhe jo në një qasje nga vendi në vend."

2-Çfarë ju nevojitet për të udhëtuar në SHBA?

Shtetasit e huaj do të duhet të demonstrojnë se janë të vaksinuar me dy doza serumi të miratuara nga FDA - Pfizer, Moderna dhe Johnson & Johnson - dhe të kenë një tampon negativ të marrë brenda 72 orëve nga nisja. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të vendosin nëse do të hapin kufijtë për ata që janë të imunizuar me vaksina të paprovuara, në veçanti AstraZeneca.

Karantina nuk do të kërkohet dhe ka përjashtime, veçanërisht për fëmijët e moshës së pavaksinueshme. Qytetarët amerikanë të paimunizuar që kthehen në shtëpi, do të duhet të kenë një tampon negativ në 24 orët para nisjes dhe do të duhet të provojnë blerjen e një testi që do të kryhet sapo të arrijnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

3-Çfarë ka ndryshuar?

Më 15 shtator Zients, tha se varianti Delta parandaloi rihapjen e kufijve. Pesë ditë më vonë ai njoftoi rihapjen, duke shpjeguar se niveli global i vaksinimit bëri që administrata të rishqyrtojë ndalimin.

Thelbi i sistemit të ri do të jenë linjat ajrore, të cilat do të marrin një mandat nga CDC për të mbledhur të dhënat e udhëtarëve të drejtuar për në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë adresën e telefonit dhe postës elektronike, duke vepruar si një "sistem mbikëqyrjeje shëndetësore". Të dhënat do të përdoren për të gjetur udhëtarët potencialisht të ekspozuar ndaj virusit, të cilët mund të kontaktohen nga CDC dhe nga autoritetet lokale dhe shtetërore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë