Lajme

SHBA përshëndet rikthimin e opozitës në tryezën e reformës zgjedhore

Ambasada Amerikane në Tiranë ka përshëndetur pjesëmarrjen e opozitës joparlamentare në tryezën e thirrur nga OSBE për Reformën Zgjedhore në Shqipëri.
Ambasada shpreh vlerësim ndaj kryedemokratit Basha për takimet e zhvilluara dje, pasi përpjekjet e tij demonstrojnë udhëheqësi të vërtetë.
“Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e partive opozitare për të dërguar përfaqësues në konferencën për reformën zgjedhore bashkërenduar nga parlamenti dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Ne përshëndesim Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha që thirri një takim të opozitës dje. Përpjekjet e tij demonstrojnë udhëheqësi të vërtetë mbi një çështje thelbësore për forcimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara mbështesin miratimin e reformave të nxitura nga ekspertët zgjedhorë të OSBE/ODIHR në mënyrë që Shqipëria të mund të zhvillojë zgjedhje që janë të lira nga shtrëngimi, trysnia politike, dhe blerja e votës. Populli shqiptar nuk meriton asgjë më pak sesa kjo”, thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane.

https://www.facebook.com/usembassytirana/photos/a.446371155837/10156684529830838/?type=3&theater

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë