Politike

Kim nxit të rinjtë të aktivizohen në politikë: Ju jeni ata që sillni ndryshimin

Ambasada Amerikane në Tiranë kërkon nga të rinjtë më shumë aktivizim në jetën politike të vendit për të “sjellë ndryshimin”.

“Ju jeni ata që sjellin ndryshimin. Kur mbroni të drejtat tuaja, udhëhiqni fushata, dilni vullnetarë në komunitetet tuaja dhe votoni në zgjedhjet tuaja, ju keni ndikim dhe jepni kontribut për një të ardhme ku shqiptarët kanë mundësinë të lulëzojnë", thotë Ambasadorja Yuri Kim.

Kim foli gjatë bisedimit mbi pjesëmarrjen qytetare, sfidat me të cilat përballen të rinjtë shqiptarë kur bashkohen me forcën punëtore dhe pjesëmarrjen e të rinjve në proceset demokratike me anëtarët shqiptarë të Rrjetit Rinor Europian të Demokracisë (EDYN) të USAID/Albania.

“Cinizmi është i thjeshtë, optimizmi shumë më i vështirë! Të ankohesh është e lehtë, të bësh diçka është shumë më e vështirë. Shpresoj se të rinjtë në Shqipëri të mund të ruajnë idealizmin e tyre, të mësojnë të luftojnë me efikasitet për demokracinë dhe të ruajnë llogaridhënien ndaj njëri-tjetrit”, shkroi Ambasadorja amerikane në rrjetet sociale.

https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1317796242597023745

Presidentja e EDYN, Juela Hamati, drejtoi diskutimin gjatë të cilit Ambasadorja Kim theksoi vlerën e pjesëmarrjes rinore në Shtetet e Bashkuara dhe i nxiti të rinjtë shqiptarë të vazhdojnë të jenë avokatë për një të ardhme më të ndritur e më të zhvilluar në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë