Bota

SHBA-Kinë, ministri i Jashtëm Wang takon Bidenin për ‘rifillimin’ e marrëdhënieve

Gazeta Si - Kina dhe SHBA "duhet të shikojnë nga samiti i San Franciskos, të promovojnë stabilizimin dhe rimëkëmbjen e marrëdhënieve Kinë-SHBA dhe t'i kthejnë ato në rrugën e zhvillimit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm sa më shpejt të jetë e mundur".

Ministri i Jashtëm Wang Yi, në takimin e Shtëpisë së Bardhë me presidentin Joe Biden, tha se parimi "Një Kinë" dhe tre komunikatat e përbashkëta kino-amerikane, "janë themeli politik më i rëndësishëm për marrëdhëniet dypalëshe dhe duhet të mbështeten pa ndërhyrje".

Kina po mbështet tek Shtetet e Bashkuara që duan të "stabilizojnë dhe përmirësojnë marrëdhëniet", vuri në dukje Wang në raportin  e publikuar nga agjencia e lajmeve “Xinhua”, duke shtuar se të dy palët duhet të veprojnë "me një ndjenjë përgjegjësie për botën, historinë dhe njerëzit, dhe të shtyjnë drejt një stabiliteti dhe zhvillim solid të marrëdhënieve ‘dypalëshe’ në përputhje me tre parimet e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës paqësore dhe bashkëpunimit të favorshëm të propozuar nga Presidenti Xi Jinping".

E gjithë kjo, “nuk është vetëm në interesin themelor të dy vendeve dhe të dy popujve, por edhe në aspiratën e përbashkët të komunitetit ndërkombëtar”, shtoi kreu i diplomacisë kineze që solli përshëndetjet e Xi-së.

Biden, nga ana e tij, i ktheu përshëndetjet mikut kinez dhe e bëri të qartë se i kushton rëndësi marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe Pekinit, duke shprehur gatishmërinë e tij për të qëndruar në kontakt me Kinën "për të përballuar sfidat globale së bashku".

Gjatë misionit të tij në Uashington, Wang pati gjithashtu dy raunde bisedimesh me Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken dhe "mbajti komunikime strategjike me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan.

Palët po punojnë për një samit Xi-Biden në margjinat e samitit Apec në San Francisco do të mbahet në nëntor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë