Treg

Asgjë e qartë rreth fundit të luftës tregtare

WSJ-Raundi i ri i diskutimeve, i pari që nga maji, do të ketë bisedime të kuptimit eksplorues të situatës në nivele të ulta përfaqësie.

Kina dhe SHBA-të arritën një marrëveshje modeste në qëndrimin e tyre mbi tregtinë, duke thënë se do të mbanin bisedime të nivelit më të ulët më vonë këtë muaj mbi çështjen e luftës tregtare.

Ministria e Tregtisë së Kinës është shprehur se një zëvendës ministër do të udhëtojë drejt SHBA-ve në një datë të paspecifikuar, me ftesë të Departamentit të Thesarit, për të diskutuar çështjet tregtare. Një zyrtar i lartë i qeverisë amerikane konfirmoi bisedimet dhe tha: "Ne presim të diskutojmë hapat për të arritur një marrëdhënie tregtare më të balancuar".

Këto do të jenë bisedimet e para në më shumë se dy muaj. Gjatë kësaj kohe, SHBA-të dhe Kina i kanë vendosur njëri-tjetrit  tarifa doganore për produkte në rreth 10 mld dollar. Lufta tregtare ka goditur stoqet në tregjet e kinës dhe monedhën e saj kombëtare, dhe zyrtarët e të dy palëve janë shprehur që asnjëra palë nuk dukej e interesuar për marrëevshje.

Tanimë, thonë analistët tregtarë, SHBA-të planifikojnë për të vijuar në javët e ardhshme me tarifa doganore ndaj produkteve kineze që kapin shifrën e 200 miliardë dollarëve gjë që po ndikojnë në rritjen e aksioneve të të dyja palëve. "Bisedimet janë të nevojshme për të shmangur vdekjen e marrëdhënieve mes  Kinës dhe SHBA-ve, megjithëse mundësia e arritjes së një marrëveshjeje është e ulët,- tha Mei Xinyu, një analist në një institut studimor nën Ministrinë e Tregtisë të Kinës dhe një kritik i shpeshtë i politikës tregtare të SHBA.

 Diskutimet e gushtit do të mbahen në një nivel të ulët krahasimisht me përpjekjet e para, të cilat u drejtuan nga Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin dhe zëvendëskryeministri kinez Liu He. Duke vepruar kështu, bisedimet e ardhshme - të udhëhequra nga nënsekretari i Thesarit David Malpass dhe Ministri i Tregëtisë e Shëndetësisë Wang Shouwen - duhet të jenë eksploruese, për tu ofruar një mënyrë të dyja palëve që të shpëtojnë lëkurën.

SHBA-të kanë përgatitur listën e kërkesave ndaj Pekinit, janë shprehur disa burime. Kërkesat përfshijnë tarifa të ulta, ndalimin e politikave  që i bëjnë presion firmave të SHBA-ve për të transferuar teknologjinë tek partnerët kinezë dhe të parashikojjnë aksesin në treg për firmat e huaja me qëllim uljen e disbalancës tregtare prej 375 mld $ që SHBA-të vendosën vitin e kaluar në favor të Kinës.

Sipas disa burimeve, një tjetër çështje në agjendën e ShBA-ve, , është që të bindë Pekinin për të shpënë vlerën e monedhës kombëtare në nivelet e para luftës tregtare. SHBA-të janë ankuar me vite se Pekini manipulon vlerën e jenit. Monedha ka rënë gati 10% ndaj kratmonedhës jeshile amerikane në muajin prill, megjithëse u rrit rreth 0.5% menjëherë pas lajmit për bisedimet e ardhshme. Banka Qendrore e Kinës jenin e dobët ia atribuoi tregut.

Kryesisht si rezultat i rënies së jenit, Presidenti Trump urdhëroi që tarifat e ardhshme në 200 miliardë dollarë në mallrat kineze të rriten deri në 25% nga 10% për të siguruar që Pekini nuk mund të përdorë zhvlerësimin e monedhës për të kufizuar goditjen nga tarifat.

Zyrtarët e SHBA-ve kanë thënë se në bisedimet e mëparshme homologët e tyre kinezë treguan pak imagjinatë në trajtimin e ankesave ndaj Amerikës në lidhje me praktikat e padrejta tregtare.

Ndërkohë, zyrtarë kinezë, në mënyrë private janë shprehur se kërkesat e SHBA-ve kanë shtrirje të gjerë dhe synojnë në fund të fundit që Pekini të shpërbëjë sistemin ekonomik të mbështetur nga qeveria. Disa analistë shtojnë se pala kineze ka gjasa të jetë e kujdesshme ndaj premtimeve të bëra nga zyrtarët e SH.B.A.-ve, të cilat nuk janë të miratuara drejtpërdrejt nga Presidenti Trump. Zonja Mnuchin dhe Liu deklaruan një armëpushim në lidhje me luftën tregtare në fund të majit kur presidneti Trump menjëherë njoftoi vendimin për të vijuar me tarifat doganore.

Ndasitë brenda qeverisë së SH.B.A.-ve kanë të ngjarë të shfaqen në bisedimet e ardhshme. Ndërsa Thesari punon për të rinisur negociatat me Pekinin, Përfaqësuesi i Tregtisë i SHBA-ve ka planifikuar të mbajë dëgjime publike duke filluar nga e hëna në lidhje me tarifat 200 miliardë dollarëshe. Këshilltarët e tregtisë së administratës Trump argumentojnë se Pekini do të jetë më i gatshëm për të bërë lëshime ndërkohë që tarifat shtesë doganore vazhdojnë ta godasin Kinën.

Ata besojnë se ekonomia e Kinës është më e dobët se sa besohet dhe se një ekonomi e fuqishme amerikane u jep atyre hapësirë për të manovruar politikisht, edhe pse disa industri amerikane ndiejnë dhimbje nga lufta e tarifave. Administrata e Trump po bën një plan për të kompensuar fermerët që janë dëmtuar nga beteja tregtare.

Disa analistë dhe lobistë thanë se agjendat e ndryshme brenda qeverisë së SHBA-ve dhe midis Uashingtonit dhe Pekinit do të mund të trazojnë përparimin në bisedime.

"Kjo është një humbje kohe për të dy qeveritë, veçanërisht për Kinën. Nëse nuk ka një bisedë të përqendruar rreth kufizimit serioz të politikës industriale kineze dhe USTR nuk përfaqëson SHBA-të, ky është një diskutim i pakuptimtë, "tha Scott Kennedy nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington, duke përdorur një shkurtim për përfaqësuesin e tregtisë .

Në deklaratën e saj të shkurtër për njoftimin e bisedimeve, Ministria e Tregtisë së Kinës tha se Pekini "nuk do të pranojë asnjë kufizim të njëanshëm tregtar".

Nëse Pekini dëshiron të ndalë tarifat e planifikuara për produktet prej 200 miliardë dollarësh, disa analistë thanë se mund të përpiqej të premtonte të blinte një sasi të madhe të produkteve amerikane. Zyrtarët kinezë ofruan në qershor për të blerë rreth 70 miliardë dollarë produkte bujqësore në SHBA dhe produkte energjetike, duke marrë parasysh  që presidenti Trump dëshironte të reduktonte defiçitin tregtar të SHBA-ve. Zyrtarët e lartë amerikanë e hodhën poshtë atë ofertë, duke argumentuar se shuma e ofruar ishte shumë më pak se 70 miliardë dollarë.

"Do të ishte shumë e rëndësishme për Kinën që të sjellë rezultate të matshme", tha Jacob Parker, nënkryetar i Këshillit Amerikan të Biznesit të Kinës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë