Politike

SHBA-ja e gatshme të “pajtojë” Kosovën dhe Serbinë

Si zyrtari i parë amerikan që mbështeti idenë e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, John Bolton i ka bërë sërish thirrje Beogradit dhe Prishtinës të punojnë për të arritur një marrëveshje.  

Pas takimit me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, Këshilltari i Donald Trump për Sigurinë Kombëtare tha se ky ishte momenti ideja që Kosova dhe Serbia të arrinin një marrëveshje. Përmes një postimi në Twitter, zoti Bolton tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë të dyja palët drejt arritjes së këtij synimi historik.

Deklaratat e tij vjen ndërkohë që tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë arritur kulmin pas vendosjes së taksave për mallrat serbe. Por ndërkohë që Prishtina vlon mes debateve politike, Thaçi vendosi të mbante një vizitë zyrtare në SHBA , ku u takua me zyrtarë të lartë të Administratës Trump.

Të hënën ai u takua me Sekretarin e Shtetit Michael Pompeo. Sipas zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, zoti Pompeo përcolli të njëjtin mesazh, duke u bërë thirrje të dyja palëve të shfrytëzojnë mundësinë që është krijuar për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve. 

https://twitter.com/AmbJohnBolton/status/1067567338235531264

Shtetet e Bashkuara kanë theksuar gjatë muajve të fundit se janë të gatshme të shqyrtojnë çdo lloj marrëveshje për të cilën do të binin dakort të dyja palët dhe që do të ishte e zbatueshme. John Bolton ishte i pari që doli pro kësaj teze, duke shënuar pa dyshim ndryshimin më të madh të politikës së jashtme amerikane në Ballkan.

Disa muaj më parë Bolton u shpreh se Prishtina dhe Beogradi duhet të punojnë për një zgjidhje ” të kënaqshme” për të dyja palët. Bolton, një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Kosovës prej vites, deklaroi se SHBA-ja nul do të bëhej pengesë për arritjen e një marrëveshjeje të tillë, duke nënvizuar gjithashtu se nuk mendonte se dikush në Europë do të qëndrojë në mes, nëse të dyja palët arrijnë një marrëveshje të kënaqshme”. deja e shkëmbimit të territoreve filloi pikërisht këtë gusht, kur zyrtarë të lartë në Kosovë dhe Serbi treguan gatishmërinë për të marrë në konsideratë ndryshimet kufitare si pjesë e një procesi paqësor që synon fundin e mosmarrëveshjeve mbi pavarësinë e Kosovës. 

Hashim Thaci dhe Mike Pompeo 

Kjo gatishmëri u bë e dukshme kur Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sugjeroi se ideja e bashkimit të rajonit më jugor të Luginës së Preshevës me Kosovën duhet të ngrihet gjatë raundit të ardhshëm të bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE midis Prishtinës dhe Beogradit. Shqiptarët përbëjnë shumicën dërrmuese të banorëve të Luginës së Preshevës, si dhe rajoneve të Bujanocit dhe Medvegjas.

Nuk dihet nëse ekziston ndonjë projekt-dokument për këtë ide, që sipas zotit Thaçi është mënyra më e mirë për të kapërcyer përpjekjet disavjeçare për normalizimin e marrëdhënieve që nuk kanë sjellë ndonjë rezultat. Në Kosovë kjo ide është pritur me kritika të ashpra nga shumica e forcave politike. Përplasjet mes presidentit dhe kryeministrit janë bërë tashmë publike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë