Bota

SHBA, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për shqyrtim të shpejtë të imunitetit të Trumpit

Gazeta Si - Në SHBA, Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën e prokurorit special Jack Smith për të shqyrtuar urgjentisht çështjen e imunitetit presidencial të pretenduar nga Donald Trump në procedurat për sulmin ndaj Kongresit në 6 janar 2021.

Smith kishte kërkuar që të shqyrtohej shpejt imuniteti, duke anashkaluar procesin normal në gjykatat e apelit.

Një kërkesë për shqyrtim të përshpejtuar e refuzuar nga Gjykata e Lartë pa asnjë shpjegim. Refuzimi rrezikon të shtyjë fillimin e gjyqeve të Trump.

Vendimi i Gjykatës së Lartë përfaqëson një “fitore” për ish-presidentin, i cili u kishte kërkuar “njerëzve të mençur” që të mos nxitonin në vendimmarrje.

Pa shpjegime dhe pa mospajtim publik, Gjykata e Lartë ka treguar se do t'i lejojë gjykatat e apelit të shqyrtojnë çështjen fillimisht. Dështimi për të ndërhyrë shpejt rrezikon shtyrjen e gjyqeve kundër Trump me pasoja edhe për fushatën elektorale.

Smith, duke i kërkuar Gjykatës së Lartë përshpejtimin e shqyrtimit, e kishte lidhur çështjen “Trump” me atë të Richard Nixon në vitin 1974, kur presidenti i atëhershëm u detyrua nga vendimi i njerëzve të mençur të dorëzonte informacionin e Shtëpisë së Bardhë për t'u përdorur në gjyqin e Watergate.

"Natyrisht që kam të drejtën e imunitetit presidencial. Unë isha president dhe ishte e drejta dhe detyra ime të hetoja dhe të flisja për zgjedhjet e manipuluara dhe të vjedhura të 2020", - tha Donald Trump, duke komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë për të refuzuar kërkesën e Prokurorit Special Jack Smith, i cili po kërkonte një shqyrtim të përshpejtuar të çështjes së imunitetit presidencial të Trump.

“Gjykata e Lartë hodhi poshtë njëzëri përpjekjen e dëshpëruar të të çmendurit Jack Smith”, shtoi Trump.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë