Bota

SHBA, afro-amerikania shtatzënë vritet nga policia në makinën e saj në Ohajo

Gazeta Si - Episod i ri dhune në SHBA nga policia. Një grua 21-vjeçare shtatzënë afrikano-amerikane, Ta'Kiya Young, nga Columbus, Ohajo, u qëllua dhe u vra nga oficerët më 24 gusht jashtë një dyqani ushqimor në Blendon Toënship.

Me të vdiq edhe foshnja që ajo mbante. Autoritetet vendase kanë publikuar videon e realizuar nga kamera e agjentëve, e cila tregon momentet e fundit të jetës së 21-vjeçares.

Pamjet tregojnë oficerët që përpiqen ta marrin në pyetje për vjedhje të dyshuar në dyqan.

Një oficer që qëndronte para makinës së saj shihet në videon e publikuar të premten duke qëlluar drejt saj, teksa ajo duket se po lëviz në drejtim të tij.

Videoja tregon dy oficerët duke bashkëvepruar me zonjën Young për rreth një minutë përpara se të qëllohet.

Një oficer shihet duke qëndruar në derën e saj dhe në mënyrë të përsëritur duke i thënë 21-vjeçares që të dalë nga makina.

"Per çfarë?", - iu përgjigj dy herë, duke shtuar: “Nuk do ta bëj këtë”.

Më pas, njëri prej policëve shihet para makinës me dorën e majtë në kapuç, me armën e tërhequr në dorën tjetër.

"Do të më qëllosh?", thotë ajo para se të goditet nga një e shtënë dhe oficeri  largohet me shpejtësi nga rruga e makinës.

Oficerët më pas shihen duke thyer dritaren e mjetit, pasi ai rrokulliset në murin me tulla pranë hyrjes së dyqanit. Oficerët thonë se u përpoqën të merrnin ndihmë mjekësore, por as nëna e dy fëmijëve dhe as fëmija i saj i palindur nuk i mbijetuan të shtënave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë