Ne rrjet

SHBA 2024, Twitter ‘prish’ nisjen e Ron DeSantis drejt presidencës. Trump: Një katastrofë!

Gazeta Si - Në SHBA, guvernatori republikan i Floridës, Ron DeSantis, shpalli zyrtarisht fushatën e tij elektorale në funksion të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në profilin e Elon Musk në Twitter, i cili filloi pothuajse gjysmë ore me vonesë për shkak të problemeve teknike dhe mbingarkesës së serverëve, DeSantis tha se dëshiron të kandidojë për të "udhëhequr rikthimin e madh të Shteteve të Bashkuara".

Guvernatori republikan, aspiron të bëhet presidenti i parë italo-amerikan i SHBA-së, duke sdiduar edhe kandidimin e Donald Trump, i cili është tallur me rivalin e tij në Twitter.

Shtetet e Bashkuara duhet të kenë edhe një herë "guximin dhe forcën për të fituar", tha DeSantis, duke njoftuar fushatën për kandidimin e tij për Shtëpinë e Bardhë në 2024-ën.

Guvernatori tha se dëshiron të jetë një president "energjik", i cili do të jetë në gjendje të merret më mirë se cilat janë “problemet reale të vendit, i cili nuk po shkon në drejtimin e duhur”.

Qëllimi i tij, shtoi ai, është "të ndërtojë një ekonomi ku punëtorët amerikanë mund të kenë një standard të përshtatshëm jetese".

DeSantis lëshoi ​​gjithashtu disa kritika indirekte ndaj ish-presidentit Donald Trump, duke thënë se "qeverisja nuk është argëtim, nuk do të thotë ta kthesh veten në një markë: ajo që ka rëndësi janë rezultatet".

Pa përmendur kurrë emrin e Trump, guvernatori i Floridës nënvizoi se "premtimet politike janë të kota, nëse republikanët vazhdojnë të humbasin".

I ngacmuar gjithashtu nga Donald Trump, i cili shkroi në Social Truth, se "jaka e këmishës së tij është shumë e lirshme", pasi në postime të tjera ish-presidenti kishte akuzuar "Ron DeSanctus" si "jo besnik", duke e quajtur atë si "Rino" (Republikan vetëm në emër), emërtimi me të cilin përkufizohen në mënyrë nënçmuese "republikanët e rremë".

Trump bëri shaka edhe për problemet teknike, që shënuan drejtpërdrejt në rrjetet sociale Twitter: "Uau! Nisja e DeSanctus në Tëitter ishte një fatkeqësi! E gjithë fushata e tij do të jetë një fatkeqësi. Shikoni!”, ka shkruar ai.

Guvernatori 44-vjeçar i Floridës i bashkohet patrullës së kandidatëve të tjerë tashmë të deklaruar, të cilët synojnë të konkurrojnë ish-presidentin për nominimin e partisë dhe të rinisin GOP-in (Partia Republikane) drejt një faze të re post-Trump.

Ndër të gjitha, DeSantis konsiderohet si kundërshtari më i frikshëm i manjatit, pikërisht për shkak të profilit të tij konservator "të krahut të djathtë", ndërsa paraqitet si një version "më i paraqitshëm" se Trump.

Vitin e fundit, gjithashtu në përgatitje për një kandidaturë të mundshme, DeSantis është dalluar në miratimin e një sërë ligjesh në Florida që reduktojnë të drejtat LGBTQ, ose në një zgjidhje kundër imigracionit dhe pro armëve.

Edhe sondazhet, ndërkohë që konfirmojnë avantazhin e ish-presidentit për nominimin republikan, e vlerësojnë DeSantis si sfiduesin më të fortë, krahasuar me kandidaturat e ish-ambasadores së OKB-së, Nikki Haley, senatorit të Karolinës së Jugut, Tim Scott, sipërmarrësit Vivek Ramasëamy apo ishguvernatorit të Arkansasit, Asa Hutchinson.

Një tjetër kandidat që pritet në javët në vijim, është ai i ish-zëvendëspresidentit, Mike Pence.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë