Rend dhe Ligj

Shantazh me publikimin e fotove, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Policia ka kapur dhe ndaluar një 33-vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar për dhunë në familje. Bëhet fjalë për 33-vjeçarin me inicialet A. B.

Po ashtu është vënë në pranga edhe një 40-vjeçar pasi ka kanosur, me anë të shtrëngimit për dhënien e pasurisë, duke i marrë shumën 57.500 lekë, shtetasit G. B., për mospublikimin e disa fotove e videove në rrjetet sociale.

40-vjeçari u identifikua si Mentor Dunga, nga Kamza.

Siç njofton policia, arrestimi i 40-vjeçarit u bë pasi ka kanosur, me anë të shtrëngimit për dhënien e pasurisë, duke i marrë shumën 57.500 lekë, shtetasit G. B., për mospublikimin e disa fotove e videove në rrjetet sociale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë