Arsim

Shahini shtyn datën e zgjedhjeve në universitete: Të priten studentët

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka  deklaruar se  data e zgjedhjeve për organet drejtuese të Institucioneve të Arsimit të Lartë shtyhet deri në një moment të dytë kur mund të sigurohet pjesëmarrje më gjithëpërfshirëse e studentëve.

https://www.facebook.com/shahinibesa/posts/2568329540090810

 “Procesi përgatitor i zgjedhjeve duhet të vazhdojë në mënyrë që IAL-të të jenë gati të fillojnë fushatën zgjedhore menjëherë pas shpalljes së datës. Shpresoj që ky urdhër të mundësojë kthimin e vëmendjes së udhëheqësve të arsimit të lartë publik tek planifikimi i mbylljes së suksesshme të vitit akademik për studentët. #PaktiPërUniversitetin,” theksoi Shahini.

Ndërkohë zgjedhja në universitete ka nxitur një thirrje nga ekipi i Qëndresës Qytetare e cila u kthye në një notë proteste e studentëve, për të mos u mbajtur zgjedhjet në universitete pa prezencën e studentëve. Gjatë qëndrimit në shtëpi studentët kanë shpërndarë  sloganin #Jo Zgjedhje Pa Studentët” në rrjetet sociale, duke protestuar kështu nëpërmjet distancës.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe ka pasur një sërë përplasjesh mes Ministrisë së Arsimit dhe Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni i cili shkarkoi nga detyra pedagogët anëtarë të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve.

Të shkarkuarit  ishin Majlinda Keta, kryetare e këtij Komisioni dhe anëtarët Bernard Dosti, Ardian Doka, Orjona Muçollari dhe Eglantina Gishti. Sipas Konit këta pedagogë kanë shpërfillur urdhrat e tij dhe synonin të zhvillonin procese zgjedhore të paligjshme në Universitetin e Tiranës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë