Futboll

Sfidë rivalësh për Europën, ndeshja mes Dinamos dhe Teutës spostohet në ‘Air Albania’


Gazeta Si – Këtë mesjavë, përveç gjysmëfinaleve të para të Kupës së Shqipërisë, luhet edhe një ndeshje kampionati. Sfida Dinamo-Teuta, e prapambetur prej javës së 27-të, do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Air Albania”, në orën 18:00.

Në fakt Dinamo, që është skuadra organizatore në këtë rast, luan në Durrës si skuadër pritëse, por në këtë rast ka preferuar kryeqytetin, sepse Teuta është kthyer në një rivale në garën për të shkuar në Europë. Nuk do të kishte kuptim që të luhej në fushën e një rivali të drejtpërdrejtë dhe kështu Dinamo ka vendosur për “Air Albanian.

Kjo ndeshje u shty pak javë më parë për shkak të reshjeve të dendura të shiut që përmbytën fushën e stadiumit “Niko Dovana”. Teuta atëherë nuk ishte në këto pozita, ndaj dhe klubi kryeqytetas ka ndryshuar stadium.

Për momentin Dinamo është 5 pikë pata Teutës, me të cilën do të ndeshet edhe në javën e fundit të kampionatit. Skuadra që drejtohet nga trajneri Mehmeti është vetëm 1 pikë larg 4-shes dhe të mërkurën do të ketë shansin e madh për të ngjitur shkallët në renditje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë