Bëhet fjalë thjesht për një ligj fizik, thonë shkencëtarët. Shumë njerëz e hanë, por të tjetër ironizojnë: Një moment i vogël shpërqendrimi nga koronavirusi
Në Itali dhe shumë vende të tjera europiane, Sfida e Fshesës (“Broomstick Challenge”) që qëndron vertikalisht drejt vetë çdo 3500 vjet, për shkak të një prirjeje të veçantë të Tokës, është përhapur këto ditë në rrjet, me mijëra foto dhe postime. Por fenomeni i quajtur “Sfida e Fshesave” nuk është gjë tjetër veçse një shaka që është bërë virale në mediat sociale. Aq shumë saqë NASA ndërhyri duke postuar një video në Twitter në të cilën shkencëtarja Sarah Noble dhe astronauti Alvin Drew sqarojnë se është thjesht një ligj fizik dhe se mund të ndodhë çdo ditë.
“Duhet ta sqarojmë një herë e mirë këtë “Sfidën e Fshesës” – shkroi NASA në Twitter – Provojeni vetë sot, nesër apo edhe pasnesër. Do të funksionojë çdo herë, është thjesht fizikë”. Agjencia Amerikane e Hapësirës më pas dërgoi një email për shtypin: “Ky është vetëm një tjetër mashtrim viral që nënvizon se si të pavërtetat shkencore mund të përhapen kaq shpejt”.
? ¯\_(ツ)_/¯
— NASA (@NASA) February 11, 2020
Astronaut Alvin Drew and scientist Sarah Noble respond to the #BroomstickChallenge, showing that basic physics works every day of the year — not just February 10th. pic.twitter.com/4TTbI3mvzd
“Sfida e Fshesës” në fakt shpërtheu në internet në Shtetet e Bashkuara në 10 shkurt dhe NASA publikoi videon në datë 11. Në Itali dhe vend të tjera ka mbërritur vetëm këto ditë. Shumë njerëz u habitën nga ky lajm dhe disa kanë pyetur veten nëse ishte e vërtetë. Rrjetet sociale u pushtuan kështu nga foto ironike të fshesave që qëndronin në këmbë. Dhe ka nga ata që në mesin e përdoruesve theksuan se edhe sikur të ishte një shaka “ishte një moment i vogël shpërqendrimi nga paniku i koronavirusit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.