Shendet

Sfida e ekspertëve, si të inkurajohet mospirja e duhanit pa shtuar varësinë ndaj nikotinës

Përdorimi i një produkti me nikotinë mbetet ndihma më popullore e përdorur në përpjekjet për ta lënë duhanin dhe ka prova të forta që këto produkte janë efektive për ndërprerjen dhe reduktimin e duhanit. Megjithatë, ekziston një "frikë" në rritje se politikat për reduktimin e dëmit të duhanit do të inkurajojnë marrjen e cigareve elektronike dhe, rrjedhimisht, varësinë nga nikotina nga të rinjtë.

Në Samitin e 5-të shkencor të Athinës profesori Konstantinos Farsalinos prezantoi prova mbi këtë temë dhe diskutoi rëndësinë e sfidës së re që duhet të merret parasysh: po kërkohet të reduktohet përdorimi i duhanit por po shtohet varësia ndaj nikotinës.

Reduktimi i dëmit është pranuar nga qeveritë në mbarë botën për pothuajse çdo gjë tjetër (p.sh. përdorimi i drogës, alkooli, aksidentet me makina dhe motoçikleta) përveç duhanit dhe pirjes së duhanit, tha profesori Konstantinos Farsalinos.

Në pirjen e duhanit, Reduktimi i dëmit është një çështje shumë e diskutueshme dhe një çështje e debatit për shumë vite, për shkak të rrezikut që alternativa e disponueshme për cigaren, produktet e reja mund të bëhen mjaft të njohura në mesin e të rinjve dhe jo-duhanpirësve, duke rritur varësinë ndaj nikotinës, shpjegoi ai.

Arsyeja pas qasjes së Reduktimit të Dëmit të Kontrollit të Duhanit, nënvizoi profesor Lion Shahab, ekspert në fushën e Reduktimit të Dëmit të Duhanit dhe Kontrollit të Duhanit është se, pavarësisht 70+ vitesh kërkime, mijëra raporte nga autoritetet shëndetësore, qindra fushata për promovimin e shëndetit, ndërhyrje për lënien e duhanit që po zbatohen, ka ende duhanpirës që nuk mund ose nuk janë të gatshëm të lënë duhanin.

Ka prova të forta se produktet e cigareve elektronike janë vërtet efektive për ndërprerjen dhe reduktimin e duhanit, tha profesor Shahab, duke përmendur rezultatet nga një studim në Mbretërinë e Bashkuar sipas të cilit përdorimi i cigareve elektronike rrit ndjeshëm suksesin e përpjekjeve për të lënë duhanin.

Fatkeqësisht, vazhdoi ai, evoluimi i e-cigareve gjatë viteve ka ndryshuar modelet e përdorimit dhe ka çuar në një rritje shumë të theksuar të përdorimi i cigareve elektronike nga të rinjtë krahasuar me moshat më të mëdha.

Sipas rezultateve të një sondazhi të fundit, shtoi ai, përdorimi i cigareve elektronike në përgjithësi është rritur ndjeshëm dhe për herë të parë duket se kapërcen përdorimin e cigareve.

Sipas ekspertëve, gjetja e ekuilibrit të duhur është me të vërtetë e komplikuar. Lidhur me këtë, profesor Farsalinos theksoi se “politikat e sektorit të shëndetit publik në vend që të kenë si objektiv Kontrollin e Nikotinës, po fokusohen tek Kontrolli i Duhanit”.

Ekspërtët dakordësojnë gjithashtu mbi nevojën për vendosjen e rregullave dhe mos manipulimin e informacionit me qëllimin që njerëzit të mos informohen mbi produktet e reja.  Sipas tyre, manipulimi i informacionit nuk është etik dhe përfundimisht mund të shkaktojë më tepër dëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë