Lajme

Sërish tensione te “Unaza e Re”, shoqërohen në polici disa banorë

Në zonën e “Unazës së Re” në kryeqytet ka pasur sërish tensione, pasi raportohet se janë shoqëruar disa persona. Banorët janë mbledhur në vendin ku protestojnë prej muajsh, ndërkohë janë shoqëruar disa prej tyre mëngjesin e sotëm nga policia.
Lajmi është bërë denoncuar nga Partia Demokratike, e cila ka shpërndarë për mediat edhe video nga momenti kur forca të policisë kanë kryer shoqërimin e disa prej banorëve.
Endrit Braimllari, ish-deputet i LSI-së, ka shkuar te Drejtoria e Policisë, nga ku shprehet se banorët e kësaj zone dhunohen nga kryeministri Edi Rama.
“Banorët e Unazës se Re arrestohen e dhunohen nga Edi Rama dhe ato të cilët vjedhin tek Unaza e Re janë ende të lirë. Edi Rama, Damian Gjiknuri duhet të ishin në burg për aferën më të madhe korruptive dhe jo banorët e Unazës së Re që protestojnë për pronën e tyre”, shprehet ai.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/706337026550097/?__xts__[0]=68.ARAYBBGr3SoR5iloq5it0PTH8P9zIT4JaKknu0zi8KigNmR4Ur4ZZqZMYK3EVFUkXRhSBKKGwR20GNazv0GUubItWV9UNEoSjLLJsmisF6YFyLLXaASVxFFcmays0AxszjH6DCdTwT8FC3jV2-icROy1_WNIZof3-PDsgYPngWqsgDInbB5vE2QgdFw2cQSIa6l6Oarp1y2ar3i1oCPpiRrepiSGZAq8oPYSDu9alkH5Si2uzWz89-C9qjc8EziVb1c8eZFsvypmVK9agA47UXLuMJqsaiHLnCXRPorK_dPQNQBLd-tOhqK0748DwXq6X-eS7a9mqMKQYcMySRxAB7yH&__tn__=-R

Policia jep emrat e të arrestuarve

Policia me anë të një njoftimi bën me dije se shtetasit e arrestuar janë:
S. D., 56 vjeç;
G. Sh., 54 vjeç;
I. K., 51 vjeç (të tre banues në rrugën “Teodor Keko” në zonën e “Unazës së Re”).
Mbi ta rëndojnë akuzat për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”,
Siç njofton policia, mbasditen e djeshme, këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në zonën e “Unazës së Re”, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë kanë dalë në rrugë, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor.
Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i qarkullimit rrugor, duke cenuar të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve dhe të mjeteve të transportit, do të përballet me pasojat e shkeljes së ligjit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë