Bota

Sërish sulme me armë në SHBA, një viktimë në Kaliforni dhe dy në Teksas

Gazeta Si - Një ditë pas masakrës së Bufalo, Shtetet e Bashkuara e gjejnë veten duke u përballur me dy sulme të tjera me armë dhe viktima e të plagosur të tjerë.

I pari ndodhi në një kishë në Laguna Woods 80 km në jug të Los Anxhelosit, Kaliforni. E dyti në një treg për blerjen e insekteve në Hjuston, Teksas.

Masakra e Kalifornisë

Sipas autoriteteve lokale, ka një të vdekur dhe katër të plagosur rëndë, të dërguar tashmë në spital. Nga ana tjetër, i lënduari i pestë është në gjendje më pak të rëndë.

Të shtënat ndodhën gjatë një pritjeje që u zhvillua pas meshës, për nder të një ish-pastori të një kongregacioni tajvanez, në kishën presbiteriane të Gjenevës në rrugën “El Toro”, rreth orës 14:00 në SHBA, 23:00 në Europë.

Burime policore sqarojnë se një i dyshuar është arrestuar: burri, një 60-vjeçar aziatik që nuk jeton në komunitet, u ndalua nga besimtarë, në atë që policia e quajti një gjest "heroizmi të jashtëzakonshëm dhe guximtar”.

Është gjetur edhe arma e mundshme e zjarrit e përdorur për të shtënat.

“Të gjitha viktimat janë të rritur”, tha Departamenti i Sherifit të Orange County në një postim në Twitter.

Në pritje ishin të pranishëm rreth dyzet persona. “Askush nuk duhet të ketë frikë të shkojë në vendin e tij të adhurimit. Mendimet tona shkojnë për viktimat, komunitetin dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo ngjarje tragjike”, tha Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom.

Të shtëna në Teksas

Dy persona vdiqën dhe tre të tjerë u plagosën gjatë të shtënave të dielën më 15 maj në një treg insektesh në Hjuston, ku mijëra njerëz po bënin pazar, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Harris.

Gjithashtu sipas sherifit, të shtënat duket se kanë ardhur nga një sherr mes pesë burrave.

Dy incidentet kulmojnë një fundjavë terrori, me tragjedinë e Bufalos në Njy Jork, që tronditi Amerikën.

Joe Biden do të jetë në qytetin e shtetit të Nju Jorkut të martën: ai do të bëjë homazh për viktimat përpara se të niset për në Azi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë