Bota

Sërish probleme shëndetësore, Silvio Berlusconi shtrohet në spital

Silvio Berlusconi, kreu i partisë ‘Forza Italia’ ditën e sotme është shtuar sërish në të njëjtin spital nga i cili doli në 19 maj pasi qëndroi më shumë se 1 muaj e gjysmë.

Siç mësohet nga detajet që përcillen nga mediat italiane, Berlusconi ka mbërritur në San Rafaele në orët e para të pasdites së sotme i shoqëruar nga rojet e tij të sigurisë.

Ai ndodhet në repartin e Q1, por nuk është i shtruar në terapi intensive. Ende nuk dihet arsyeja e shtrimit të ish kryeministrit italian i cili ditën e nesërme(10 qershor) kishte planifikuar një takim samit me shtabin e përgjithshëm të partisë së tij Forza Italia në vilën e tij në Arcore.

Më herët gjatë këtij viti, Berlusconi u shtrua në spital më 5 prill për shkak të një infeksioni në rrugët e frymëmarrjes dhe problemeve shëndetësore.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë