Futboll

Seria A, ikën nga kampionati kush nuk respekton protokollin

Në Serie A vazhdojnë kontrollet nga ana e inspektorëve të Prokurorisë së Federatës italiane të Futbollit (Figc), të thirrur për të zbatuar protokollin Covid-19 nga ana e të gjithë klubeve. Juve e Samp janë të fundit në rang kohor. Deri tani nuk kanë dalë thyerje të veçanta, por të gjithë duket se janë dakord mbi rëndësinë e situatës. Edhe për këtë, në mbledhjen post Komitetit të Presidencës së Figc, është hedhur një propozim, që do të diskutohet në Këshillin federal të hënën.

Në thelb, kush nuk respekton protokollin, do të përjashtohet nga kampionati. Pa asnjë justifikim. Një sanksion i rëndë, që pas pak ditësh mund të bëhet ‘ligj’. Konfirmimi se si bota e futbollit nuk dëshiron të kalojë rrezikun të mos jetë e detyruar të ndalojë përsëri sezonin përpara përfundimit për fajin e ndonjë “të papërgjegjshmi”.

Ndërkohë, është parashikuar një takim i shkurtër mes Gabriele Gravina e Qeverisë, në veçanti me ministrin e Shëndetit, Roberto Speranza, për të diskutuar çështjen e karantinës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë