Biznes

Serbia do të blejë IPKO-n, kompaninë e dytë më të madhe celulare në Kosovë

Mes tensioneve politke dhe negociatave për rinisjen e dialogut dy-palësh, Serbia ka nisur një betejë në përpjekje për të blerë kompaninë e dytë më të madhe celulare në Kosovë. Telekomi serb ka bërë ofertën më të lartë në tenderin e hapur nga qeveria e Kosovës për të blerë operatorin kosovar të telefonisë celulare IPKO, duke ofruar 155 milion euro. Lajmi u bë i ditur nga kryebashkiaku i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

"Dihet që Telekom Serbia ka një ambicie të qartë për të zgjeruar biznesin e saj, kështu që kjo ofertë është një hap tjetër në realizimin e këtij qëllimi," tha Telekomi serb në një reagim.

Ahmeti ngriti alarmin se oferta e Serbisë duhet të bllokohet, ashtu si Serbia kishte bllokuar oferta të ngjashme nga shqiptarët në të kaluarën.

IPKO është ofruesi kryesor i interneti dhe kompania e dytë më e madhe celulare në Kosovë. E themeluar në vitin 1999, ajo kaloni në pronësi të plotë të Telekom Slovenije në 2018. Por në korrik të vitit të kaluar, kompania sllovene njoftoi se do të shesë operatorin kosovar si pjesë e strategjisë së saj të biznesit në periudhën deri në vitin 2023.

Telekom Serbia, një kompani aksionare në të cilën shteti serb zotëron 58 për qind të aksioneve, është përhapur vitet e fundit në vend dhe rajon. Shteti serb u përpoq vitin e kaluar të blinte të edhe Telekomin shqiptar, por oferta u refuzua nga shteti shqiptar për arsye sigurie, por edhe gjeopolitike.

Kritikët thanë që ofertat e pazakontë në Kosovë dhe Shqipëri ishin projektuar më shumë për të ndihmuar presidentin serb Aleksandar Vuçiç të shënonte një fitore në politikën e jashtme.

Zgjerimi i Telekom Serbia në Shqipëri do të përfaqësonte edhe investimin e parë të madh serb në vendin tonë, mes marrëdhënieve të tensionuara politike mbi Kosovën. Marrëveshja do t’i jepte Serbisë mundësinë që të bëhej një lojtar i madh në një treg tjetër rajonal, edhe pse është i pranishëm në Malin e Zi dhe Bosnje. Telekom Serbia është gjithashtu aksioner i shumicës në operatorin e dytë më të madh të telekomit të Bosnjes, Telekom Srpske, dhe kontrollon operatorin mobil malazez.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë