Ne rrjet

Për çfarë vjen Telekom Serbia në Shqipëri?

"Në dëshirojmë të pozicionohemi si liderë në tregun e telekomunikacionit në rajon dhe për këtë qëllim kemi paraqitur një ofertë për të blerë Telekom Albania, një kompani në pronësi të Deutsche Telekom”. Nëpërmjet këtij njoftimi për shtyp, Telekom Serbia ka njoftuar qëllimet për “të shtën në dorë” një prej kompanive më të mëdha në vendin tonë. Sipas të dhënave zyrtare të kompanisë, Telekom Serbia ka ofruar 61 milionë euro për blerjen e Telekom Albania, duke bërë kështu ofertën më të madhe për blerjen kompanisë së dytë më të madhe të telekomunikacionit në Shqipëri.

“Telekom Serbia” ka kërkuar zyrtarisht autorizimin e qeverisë shqiptare, duke u takuar me zyrtarët e lartë të Ministrisë së Infrastrukturës. Burime nga qeveria i thanë gazetës se përfaqësuesve të “Telekom Serbia” u është thënë se futja në tregun shqiptar nuk është e mirëseardhur, pavarësisht se shteti s’ka rol në një transaksion të mundshëm mes dy kompanive private,

Burime të afërta me Telekom Albania thonë se edhe katër kompani të tjera kanë paraqitur oferta për blerjen e saj, kompania turke “Eagle Mobile”, e cila tashmë është operatori i tretë më i madh i telekomunikacionit në Shqipëri, manjati grek i naftës Vardis Vardinogiannis, Grupi PPF nga Republika Çeke dhe kompania bullagre Vivacom. I interesuar për blerjen e Telecom Albania ka qenë gjithashtu edhe Fondi Shqiptar i Investimeve Telekom, i cili menaxhohet nga Spas Rusev, pronar i Vivacomit. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave përfundimtare ishte 17 shtatori i këtij viti. Oferta e investitorit grek ishte e lartë, ndërsa oferta bullgare ishte më e ulëta.

Edhe pse nuk ende një reagim zyrtar nga pala shqiptare, largimi i gjigantit Deustche Telekom nga Shqipëria dhe zëvendësimi i mundshëm i tij me një kompani serbe, përbën një zhvillim të fortë jo vetëm për sektorin e telekomunikacionit, por edhe për interesat gjeopolitike. Mediat serbe shkruajnë se kanë indikacione se oferta e Telecom Serbja nuk është e bazuar në motive biznesi, por politike. Sipas analisteve në Beograd, kompania serbe ka dhënë një ofertë të paarsyeshme. Madje, burime pranë kompanisë kanë deklaruar për mediat në Beograd se Telekom Serbia ka mbështetje të fortë politike dhe se autoritetet serbe i kanë bën thirrje Deutsche Telekomit që të “zbusë” qeverinë shqiptare dhe organet rregullatore për të pranuar ofertën serbe.

Telekom Albania gëzon 39 përqind në tregun e telekomunikacionit në vendin tonë, duke u mburrur me mbi 5 milionë abonentë. Përkundër kësaj pozite relativisht të fortë në treg, të ardhurat e Telekom Albania ranë në 68.1 milion euro në vitin 2017, nga 77.2 milionë euro në vitin 2016.

Zgjerimi i Telekom Serbia në Shqipëri do të përfaqësonte edhe investimin e parë të madh serb në vendin tonë, mes marrëdhënieve të tensionuara politike mbi Kosovën. Marrëveshja do t’i jepte Serbsië mundësinë që të bëhej një lojtar i madh në një treg tjetër rajonal, edhe pse është i pranishëm në Malin e Zi dhe Bosnje. Telekom Serbia është gjithashtu aksioner i shumicës në operatorin e dytë më të madh të telekomit të Bosnjes, Telekom Srpske, dhe kontrollon operatorin mobil malazez, M: Tel.

Grupi PPF, i cili është në zotërim të Telekom Serbia, ka shprehur prej kohësh ambicie për kontrollin e tregut rajonal të telekomunikacionit. Grupi arriti një marrëveshje për blerjen e aseteve të grupit norvegjez “Telenor” në fillim të këtij viti, i cili ka qasje në tregun hungarez, bullgar dhe malazez. Por a do të bëjë hyrja në tregun shqiptar që Telekom Serbia të kthehet në operatorin më të madh të telefonisë celuarare në Ballkan?

Për 20 vjet, Telekom Serbia ka patur një rol udhëheqës në sferat e shërbimeve fikse, të internetit,  multimediale dhe digjitale, si në Serbi ashtu edhe në rajon në përgjithësi. Telekom Serbia ka tanimë qendrën më të madhe të kontaktit në Ballkan dhe ofron 24 orë informacione të sakta dhe të azhurnuara në lidhje me kompaninë dhe shërbimet e saj Para se konsorciumi i Algotech-it, Saga dhe Geomant të hapnin qendrën e kontaktit, Telekom Serbia merrte mijëra ankesa çdo ditë, por tanimë përdoruesit e kompanisë mund të kontaktojnë Telekom Serbia përmes disa kanaleve duke përfshirë telefonin, e-mail, SMS- dhe faksin. Fitimi neto i operatorit serb në vitin 2017 ishte 14.7 miliardë dinarë (124.48 milionë euro), duke u shnëdërruar kushtu në operatorin më konkurrues në Ballkan.

Paraprakisht presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka kërkuar miratimin për këtë transaksion edhe nga kancelarja gjermane Angela Merkel. Oferta për blerjen e Telekom Albania vjen pas strategjisë së Bashkimit Europian për  transformimin digjital të Ballkanit Perëndimor dhe përparimeve në fushën e telekomunikacionit, me qëllim krijimin e një revolucioni dixhital do të heqë kufijtë gjeografikë të rajonin. Komisioni Europian organizoi një takim të operatorëve të telekomunikacionit nga Ballkani Perëndimor në Bruksel më 15 janar të 2018-ës,  për të ndihmuar kompanitë që të transformojnë biznesin e tyre duke adoptuar teknologjinë digjitale, pjesë e të cilës ishte edhe Telekom Serbia.  Disa muaj pas këtij takimi, Telekom Serbia firmosi një kontratë e re shpërndarjeje me “SES Video” për të nisur një paketë të re televizive në të gjithë Europën.

Pak pas publikimit të ofertes për blerjen e Telecom Albania, media  serbe “B92" citoi drejtorin e përgjithshëm të Telekom Serbia, Predrag Culibrk, i cili saktësoi se kompania "po mendonte për blerjen e operatorëve të tjerë edhe në Republikën Srpska, në Bosnje-Hercegovinë, ku është tashmë e pranishme me shërbime multimediale. Nëse do të fitonte qasje në tregun shqiptar, Telecom Srbja do të pozicionohej si në nga kompanitë me më ndikim në rajon, ndikim i cili mund t’i shërbejë më së mirë interesave gjeopolitike të Beogradit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë