Gazeta Si – I propozuar nga presidentit Joe Biden si ambasadori i ri i SHBA-ve në Tirane, David Kostelancik ka marrë konfirmimin unanim nga Senati Amerikan. Tashmë është dhënë drita jeshile dhe ambasadori i ri pritet të zëvendësojë atë aktualen Yuri Lim.
Kostelancik do të zërë vendin e ambasadores aktuale amerikane Yuri Kim, e cila u emëruar më 22 janar të vitit 2020 nga presidenti Donald Trump.
Më 30 mars Kostelancik, para Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senat paraqiti si përparësi të tij si ambasador në Shqipëri forcimin e institucioneve të reja të drejtësisë.
Presidenti Joe Biden e ka përcaktuar luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si pjesë të strategjisë sonë kombëtare.
“Kjo është një sfidë kryesore për vendet e Ballkanit Perëndimor. Përparimi i reformës në drejtësi do të ndihmojë përparimin e Shqipërisë drejt integrimit europian, tha Kostelancik përpara komitetit të Jashtëm të Senatit amerikan.
Një nga sektorët e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve, sipas tij do të jetë forcimi i mëtejshëm i partneritetit në mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike pas sulmit të fundit kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë.
Shtetet e Bashkuara, tha në Senat Kostelancik kanë dërguar ekspertë në Shqipëri për të riparuar dëmet e bëra dhe kanë ofruar 50 milionë dollarë për këtë qëllim.Një përparësi e tretë, theksoi ai, do të jetë forcimi i klimës së biznesit sepse interesat e Shteteve të Bashkuara, shërbehen përmes një tregu transparent Shqipëri.
Kostelancik ka shërbyer në Shqipëri edhe më përpara në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë.
Para emërimit si ambasador, i shërbente si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneralit Mark Milley.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.