Lajme

Selena Gomez: Mediat sociale po shkatërrojnë të rinjtë

Aktorja dhe këngëtarja Selena Gomez thotë se mediat sociale kanë qenë "të tmerrshme" për gjeneratën e saj dhe u ka bërë thirrje njerëzve të vendosin afate kohore për aktivitetin online.

Duke folur në Festivalin e Filmit të Kanës, ku ajo po promovon filmin e saj të ri 'The Dead Do not Die\, 26-vjeçarja tha: "Unë mendoj se ky është një fakt shqetësues, sidomos për gjeneratën time’. Ajo pretendonte se shumë të rinj nuk ishin në dijeni të çështjeve të rëndësishme të lajmeve.

"Eshtë një platformë e dobishme, por më shqetëson kur shoh djem e vajza të reja që nuk janë të vetëdijshme për lajmet që po ndodhin. Kjo është e rrezikshme edhe për sigurinë", shton ajo.

Gomez e cila ka 150 milionë ndjekës të Instagram, vitin e kaluar u sfidua nga futbollisti Cristiano Ronaldo si personi më i ndjekur në platformë, ndërsa për një kohë të gjatë ka bërë pauzë nga rrjetet sociale.

Ndërsa ajo bën tani fotografi dhe mesazhe në Instagram dhe Twitter, Gomez tha se përpiqet ta bëjë këtë në një mënyrë konstruktive, të vetëdijshëm për rreziqet e presionit në internet për shumë nga tifozët e saj të rinj.

"Unë nuk jam aktive në platformë, atje mund të ndajnë gjërat që unë jam e pasionuar. Unë nuk marr shumë fotografi të pakuptimta që të ndaj në Instagram, ndërsa shoh shumë vajza të reja që bëjnë këtë gjë, të cilat janë të shkatërruara nga ngacmimet, dhe nuk janë në gjendje të ngrenë zërin", ka thënë këngëtarja, ndërsa ka shtuar se është e kujdesshme në lidhje me kohën që kalon në rrjetet sociale, dhe të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe të rinjtë e tjerë.

Drejtori Jarmusch e përshkroi aktoren si "tepër të admirueshme" në lidhje me mënyrën se si ajo përdor platformën e saj të famshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë