Lajme

Selena Gomez: E fshiva Instagramin, po më shkaktonte depresion

Selena Gomez thotë se ajo e fshiu Instagram nga telefoni i saj sepse ky rrjet social po i shkaktonte asaj depresion. Duke folur përpara publikimit të filmit të saj të ri, ajo tha se media sociale ndikoi negativisht në vetëvlerësimin e saj.

"Instagrami më bënte të mos ndihesha mirë me vetën time, aq sa edhe trupi im më dukej ndryshe", theksoi ajo. Këngëtarja shtoi se pavarësisht se ka më shumë se 152 milion ndjekës të Instagram, ajo nuk preferon të jetë pjesë e platformës.

"Ky rrjet social po përdorët në masë nga të rinjtë, por unë mëndoj se gjithashtu po ndikon negativisht tek ata, përfshirë edhe mua. Nuk është mirë të kalosh kohën duke u fiksuar tek fotot dhe komentet në këtë rrjet social, dhe duke lënë gjërat që janë vërtetë të rëndësishmë" ka thënë këngëtarja 26 vjeçare. Selena tha se ajo ishte e shqetësuar nga sa njerëz po shpenzonin jetët e tyre në internet.

"Është një platformë e dobishme, por më shqetëson kur shoh djem e vajza të reja që nuk janë të vetëdijshme për lajmet që po ndodhin", tha ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë