Rend dhe Ligj

Sekuestrohet 1 kg heroinë, arrestohet 30-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta dhe ka vënë në pranga një 30-vjeçar.

Policia thotë se është vënë pranga shtetasi me inicialet A. Dh, 30 vjeç, banues në lagjen Nr. 12, Nishtulla, Durrës.

Siç njofton policia, 30-vjeçari A. Dh. merrej me shpërndarje të drogave të forta, kryesisht në fundjavë, në lokale nate. Gjithashtu, ky shtetas përgatitej për të kultivuar bimë narkotike, pasi kishte siguruar një sasi farash kanabis sativa.

Gjatë operacionit, këtij shtetasi iu kapën në flagrancë gjatë kontrollit fizik, doza me lëndë narkotike kokainë e heroinë, të përgatitura gati për shitje.

Ndërsa në kontrollin e banesës iu gjetën dhe sekuestruan gjithsej, 1 kg heroinë, 6.5 gr. kokainë, një qese me fara kanabisi, një peshore elektronike dhe një sasi eurosh, paund e lekë shqiptare, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë