Ka ndodhur

Sekuestrohen mbi 94 mijë paund të padeklaruara në Kakavijë

Një sasi prej 94.210 paund britanikë janë sekuestruar në pikën doganore të Kakavijës, ku një person po tentonte që t’i kalonte për në Shqipëri.

Shtetasi N.T., 49 vjeç, banues në Dimal, është proceduar nga policia, pasi iu  gjet sasia monetare e fshehur në mjetin e tij.

Sipas policisë, në një vend të përshtatur në automjet, u gjetën të fshehura 86.810 paund, ndërsa në një çantë dore ai mbante edhe 7400 paund, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Tashmë 49-vjeçari, do të jetë nën hetim për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimarisë kriminale”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë