Lajme

Sekuestrohen kanabis dhe ekstazi në Vlorë, në pranga 2 persona

Policia e Vlorës ka sekuestruar 82 kokrra drogë stimuluese ekstazi dhe 220 gramë lëndë narkotike kanabis. Policia bën me dije se në pranga kanë rënë 2 persona: shtetasi R. V., 21 vjeç, banues në Tiranë dhe shtetasi E. A., 19 vjeç, banues në fshatin Lapardha.
21-vjeçari u arrestua në një lokal të Himarës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën në çantën e dorës 82 kokrra të dyshuara drogë stimuluese e llojit ekstazi.
Ndërsa, i arrestuari i dytë, 19-vjeçari nga fshati Lapardha u kap, pasi mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, iu gjetën 220 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë