Rend dhe Ligj

Sekuestrohen arsenal armësh dhe municione luftarake

Policia e Tiranës ka sekuestruar një arsenal armësh zjarri, granata, municion luftarak e jelek antiplumb dhe ka vënë në pranga poseduesin e tyre.

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi me inicialet E. D., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat në pronësi të tij, në Tiranë dhe në fshatin Pëllumbas, Policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh, konkretisht:

4 armë zjarri automatike, 4 granata dore sulmuese, 13 ndezës unifikues të granatave të dorës, 8 kapsolla detonatore, 1000 fishekë, 9 krehëra dhe një jelek antiplumb si i Policisë.

Ndërkohë vijon puna në bashkëpunim me prokurorinë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi dhe qëllimit të mbajtjes së arsenalit të armëve në banesë.

Materialet i kaluan prokrurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penle “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/1021650714895079/?__xts__[0]=68.ARBWlf9GDLVM1uxXaBkioPx6-jRehd4JRp341N8nT1RtR3WbG0fxuyXMzeXwIhml3Se7KpmjooKKAGuvxCMnk5LRW_nxTuFim5CMlxRv0qRzvjxHuYetMXqU8vCr40X5Nriep7rIfb_nmODVmlHaA62VVnIuvPGaQ_aq6lgEulcDoInyQXjfyOGqqAj3Oyju6GWYqkGr0xiwPEr9ogfUdE775mmLotDpdIWDvvq0G4iiWPNB7lI5mZALP-y7wGAO5AKFCzLlk6n7zCj97fP7HK1tjC-Uazu59hwQMqy9TyydrYgJ4g7YrE1VWIOLNBOwkMoWMylvHLyTqepx0bt2EcdzRStMKWeP44sbTXKl&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë