Rend dhe Ligj

Sekuestrohen 38 kg heroinë në Portin e Durrësit, në pranga 49-vjeçari

Sekuestrohen në Portin e Durrësit rreth 38 kilogramë heroinë, të cilat po transportoheshin me kamion me destinacion Italinë.

Policia thotë se heroina ishte ndarë në 68 pako dhe e fshehur në dy vende brenda kamionit.

Gjatë aksionit, uniformat blu kanë vënë në pranga shoferin e mjetit, një 49-vjeçari Dhimitër Zyka, banues në Babrru, Tiranë.

Siç njofton policia, në kamionin që e drejtonte 49-vjeçari poshtë sediljeve u konstatuan dy vende të fshehura brenda të cilëve ishin fshehur 68 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike heroinë me peshë totale rreth 38 kg.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë