Policia e Vlorës ka sekuestruar një pasuri prej 300 mijë eurosh të një shtetasi italian, pasi dyshohet se ishte e krijuar nga veprimtari kriminale.
Policia me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se pasuria e sekuestruar ka qenë në llogari bankare e shtetasit V.L. Mësohet se vetë shtetasi italian nuk jeton në Shqipëri.
“Në vijim të punës së saj, Policia Kriminale në bashkëpunim me DVP Vlorë, me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Drejtorinë Hetimore Qendrore, në kuadër të procedimit penal nr.1263 të vitit 2018, kanë bërë të mundur sekuestro preventive mbi 4 llogari bankare të shtetasit italian V.L. Vlera monetare e sekuestros preventive të llogarive bankare është 293.000 Euro. Shtetasi V.L., dyshohet për kryerjen e veprës penale të Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal”, njofton policia e Vlorës.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprimet e mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.