Në sajë të operacionit “Investimi”, policia ka sekuestruar 1,5 milionë euro llogari banke, të dyshuara se janë përfituar nga burime të paligjshme.
Mësohet se ato i përkasin Ferdinant Shehut, i cili ka qenë kreu i ALUIZNI-t për Qarkun e Tiranës.
Siç njofton policia, shtetasi në fjalë dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, duke kryer disa investime në pasuritë e paluajtshme.
Policia njoftoi se kohët e fundit, nëpërmjet një banke private, Shehu ka tentuar transferimin e 1 milionë eurove jashtë vendit, me justifikimin për investime financiare, ndërkohë 500 000 euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat.
Ai u shkarkua nga detyra në vitin 2011, ku shkak për shkarkimin nga detyra ishte mungesa e integritetit personal.
Ende nuk ka detaje të tjera nga ky operacion, pasi po vijojnë hetimet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.