Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Ferma” dhe ka sekuestruar 12.4 kg cannabis sativa. Dy persona janë vënë në pranga.
Siç njofton policia, operacioni është kryer në afërsi të fshatit Llakatund të Vlorës dhe në pranga ka përfunduar 24-vjeçari me inicialet R. R.
Nga kontrolli i ushtruar në banesë, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 12.4 kg lëndë narkotike, e dyshuar si cannabis sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjithashtu, Policia ka ndaluar shtetasin E. I., 45 vjeç, banues në Vlorë.
Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas me vendim të formës së prerë është dënuar me 1 vit e 1 muaj burgim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.