Ka ndodhur

Sekuestrimi i pasurive, Llalla rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla kundërshton vendimin e Apelit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për rikthimin e sekuestrove të pasurive të tij.

Mësohet se Llalla është drejtuar me rekurs në Gjykatën e Lartë për të kundërshtuar vendimin e fundit të Apelit të GJKKO.

Vitin e kaluar kaloi për gjykim çështja e Adriatik Llallës, i cili akuzohet për “mosdeklarim të pasurisë”, dhe ishte fillimisht GJKKO që i hoqi sekuestron, por Apeli i po kësaj Gjykate riktheu sekuestron e pasurive.

Pasuritë e sekuestruara: Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës; Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m²;  Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë; Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;  Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë