Rend dhe Ligj

Sekuestrimi i 18500 eurove në Rinas, procedohet 46-vjeçarja

Policia e Shtetit ka proceduar penalisht një 46-vjeçare, pasi është kapur në Rinas me 18500 euro, ndërsa ka nisur procedimi penal për 46-vjeçaren Festime, C., për veprën penale Penal “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Policia thotë se është proceduar penalisht 46-vjeçarja me inicialet F. Ç, banuese në Tiranë, poseduesja e shumës së eurove, për veprën penale penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Gjate kontrollit fizik, punonjësit e Policisë Kufitare të Rinasit i kanë gjetur në çantën e dorës 18500 euro, të padeklaruara në degën e doganës Rinas.

Në përfundim të veprimeve, shtetasja F. Ç. u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë