Keshilla

Sekretin e bukurisë së japonezeve mund ta aplikojmë edhe ne

Ju ka bërë ndonjëherë përshtypje, pse gratë japoneze kanë gjithmonë një lëkurë të shndritshme, pavarësisht moshës së tyre? Dhe duket se sekreti i tyre është orizi.

Orizi është ndër përbërësit kryesorë të dietës japoneze. Ky produkt përdoret shumë jo vetëm për të gatuar, por gjithashtu edhe në kozmetikë, sidomos për flokët dhe kujdesin ndaj lëkurës. Uji i orizit zvogëlon inflamacionin, ka efekt shërues dhe poashtu lufton shenjat e lëkurës që vijnë sëbashku me plakjen.

Si të përgatisni lëngun e orizit?
Mbushni me oriz një gotë me ujë dhe lëreni atë të qëndrojë për 10-15 minuta. Zieni orizin për 10 minuta dhe pastaj hiqeni lëngun. Preferohet që lëngun ta lini në një vend të ngrohtë për një ditë, në mënyrë që të fillojë të fermentohet. Zieni ujin 24 orë pas kësaj dhe pastaj mbani produktin në frigorifer.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë