Keshilla

Sekreti për të humbur peshë? Tek orari kur duhet të hani vaktet…

Duket se një rëndësi të veçantë në uljen e kilogramëve të tepërta luan edhe koha kur ne hamë vaktet.

Të gjithë e dimë se të hash darkën në orët e vona të mbrëmjes ndikon në mbipeshë, por një studim i kryer së fundit ka zbuluar se të hash mes orëve 08.00 të mëngjesit dhe orës 14.00 ndihmon për të humbur peshë më lehtë.

Studiuesit e Universitetit të Alabama-s e zbuluan këtë pasi morën në shqyrtim rastet e 11 pjesëmarrësve për të parë se si funksionte trupi i tyre kur hanin vaktet mes orës 08.00 dhe 20.00  në mbrëmje, si dhe ditët kur hanin mes orëve 08.00 dhe 14.00.

Në ditët kur pjesëmarrësit nuk hanin pas orën 14.00 u vu re se kishin më pak dëshirë për të ngrënë, digjnin yndyrë më shpejt dhe kishin një fleksibilitet metabolik më të lartë.

Natyrisht, është e kuptueshme se mes orës 14.00 dhe 20.00 është një kohë e gjatë pa ngrënë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë